Home / Lajme / Botë / Tragjike – Itali, shqiptari vdes në aksident pak minuta pasi u nda e dashura

Tragjike – Itali, shqiptari vdes në aksident pak minuta pasi u nda e dashura

Një aksident fatal sot në mëngjes rreth orës 10:00 i ka marrë jetën një 34 vjeçari shqiptar që jetonte në San Marino (Murata) të Italisë me dokumente të rregullta.

Viktima është Morsi Gjezi, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Shqiptari po udhëtonte në autostradën e San Marinos me një automjet të ngarkuar me rreth 20 ton mbeturina të ngurta, teksa u përplas në bordurën mbrojtëse anësore.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari po udhëtonte me mjetin e rëndë, ndërsa e dashura e tij po udhëtonte me një mjet tjetër dhe ishin përshëndetur me dorë pak minuta më herët se të ndodhte aksidenti tragjik.

U desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve për të nxjerrë trupin e pajetë nga pirgu i mbeturinave.

Aksi rrugor u bllokua për disa orë në drejtimet e tij, derisa u pastrua rruga nga mbeturinat e shumta.

Morsi Gjezi

Nga vendi i aksidentit

Nga vendi i aksidentit

Nga vendi i aksidentit

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *