Home / Shëndeti / Ushqimet që zbardhin dhëmbët njësoj si tek dentisti

Ushqimet që zbardhin dhëmbët njësoj si tek dentisti

Të gjithë i kemi paksa zili personazhet e botës së spektaklit. Jo për fatin që punojnë në media, por edhe për paraqitjen e tyre të jashmte, sidmos për dhëmbët vezullues që kanë.

 Nëse i keni vënë vetes objektiv që t’u riktheni bardhësinë dhëmbëve, por nga ana tjetër nuk mund të përballoni faturat e shtrenjta të stomatologëve, atëherë lexoni këshillat. Niseni kërkmin nga kuzhina.

Hani luleshtrydhe: Luleshtrydhet përmbajnë acid malik, që është një pastrues natyral i cili ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve.
Hani mollë: Edhe mollët përmbajnë gjithashtu acid malik që shërben edhe si zbardhues natyral dhëmbësh.
Përdorni sodë buke: Soda e bukës shërben si një zbardhues natyral për dhëmbët. Nëse nuk e dinit, disa pasta dhëmbësh kanë në përmbajtje edhe sodë buke. Përzieni ¼ lugë çaji me sodë buke me ujë dhe aplikojeni në dhëmbë me anë të furçës.

Mund të provoni edhe opsionin tjetër, duke përzier pastën e dhëmbëve me sodën e bukës dhe duke i larë ato me kujdes. Në këtë mënyrë dhëmbët do të fillojnë gradualisht të marrin ngjyrën e shumëdëshiruar.

Pini qumësht: Kalciumi tek qumështi ndihmon forcimin e smaltit të dhëmbëve, largon pllakëzat bakteriale dhe zbardh dhëmbët.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *