Home / Lajme / Botë / Vazhdon dhuna në Paris, 17 të arrestuar (Foto)

Vazhdon dhuna në Paris, 17 të arrestuar (Foto)

Policia franceze njofton se protestuesit ua kanë vënë zjarrin makinave dhe kontejnerëve gjatë natës nëpër rrugët e disa rrethinave të Parisit, pas akuzave se një zezak i ri u përdhunua me shkop policie.

Policia njoftoi se 17 persona janë arrestuar sot, transmeton Express.

Dhuna në rrethinat e Parisit verilindor, e cila tashmë është shpërndarë në të paktën tri qytete, shpërtheu pasi një zezak i ri u përdhunua nga oficerët me shkop policie javën e kaluar, gjatë një kontrolli.

Është ngritur aktakuzë ndaj njërit nga oficerët për përdhunim, ndërsa ndaj tre të tjerëve për sulm të rëndë./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *