Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE: LSDM dhe Soros janë të paguar për të shkatërruar demokracinë në Maqedoni
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-06 09:28:22Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

VMRO-DPMNE: LSDM dhe Soros janë të paguar për të shkatërruar demokracinë në Maqedoni

Më në fund ranë maskat në Maqedoni. Pas zbardhjes së informatave se si Soros po i finanson punëtorët e tij, organizatat joqeveritare të uzurpuara, tani më janë një libër i lexuar, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nëpërmjet një sulmi brutal të çdo paramendimi nga matrica e tyre, LSDM dhe Soros të përkushtuar dhe mirë të paguar për misionin për shkatërrimin e demokracicë në Maqedoni dhe asgjësimin e çdo mendimi të cilën Sorosoidët do ta vlerësojnë si të papërshtatshme.

Joqeveritarët nga sektori i kidnapuar dhe i keqpërdorur nga ana e Soros në objektiva politike dhe interes të LSDM-së, në Maqedoni por edhe gjithandej botës është vetëm një mënyrë e funksionimit. Agresivitet, antidemokraci dhe përpjekje për shkatërrim të qeverisë e zgjedhur nga një pjesë e madhe e qytetarëve.

Në SHBA qindra demonstratë ishin të arrestuar dhe iu kërcënohen dënime drastike për pjesmarjen e tyre në këto protesta vandale. Në Maqedoni punëtorët e Soros/LSDM kanë lënduar pothuajse 50 policë, por  të njëjtit të cilët gjoja protestojnë për barazi dhe drejtësi, ikin nga përgjegjësia dhe dënimet ligjore për të gjitha veprat vandale të cilat i bënë gjatë protestave rreth Maqedonisë.

U shkatërruan dhe djegën statuja të kulturës, pronë shtetërore dhe është bërë dëm prej më shum se njëqind mijë euro, vetëm se joqeveritarët e Soros kishin për detyrë të luajnë sipas interesave të LSDM-së.

LSDM/Soros në Maqedoni e shkatërruan sektorin civil duke krijuar rrjete të organizatave joqeveritare marionete të cilat janë të punëtorët e urdhërave të cilat i marin me qëllim të krijimit të tensioneve dhe zmadhimin e ndikimit të Soros në shtet.

Por kjo nuk kalon. Metodat Sorosoide janë lexuar dhe janë dënuar.
Përdorimi i forcës dhe përpjekjet për kidnapimin dhe mediat e sektorit civil janë vetëm një histori.

Populli maqedonas më 11 dhjetor i tha “jo” destruktimeve dhe manipulimeve në regjim të kriminelit të aboluar Zoran Zaev dhe instalimeve sorosoide në Maqedoni. Koha është për desorosizim të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *