Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE: LSDM-ja po luan bixhoz me interesat e shtetit

VMRO-DPMNE: LSDM-ja po luan bixhoz me interesat e shtetit

LSDM-­ja ka për qëllim ta ridefinojë Maqedonin vetëm për të ardhur në pushtet dhe se për këtë qëllim planifikon ta shkelë edhe Kushtetutën, kështu ka akuzuar partia e ish- kryeministrit Nikolla Gruevskit, VMRO -DPMNE partinë rivale maqedonase LSDM-në e Zoran Zaevit, e cila është në bisedime me BDI-në për qeverinë e re.

“Atë që e kemi paralajmëruar gjatë tërë fushatës parazgjedhore, tani e shohin të gjithë, LSDM-­ja tenton vetvetiu të garojë në zgjerimin e ofertës ndaj partive shqiptare që të vijë në pushtet me çdo kusht. LSDM­-ja fuqishëm ka hyrë me qëllim për ridefinim të Republikës së Maqedonisë. LSDM­-ja për këtë qëllim të saj planifikon ta shkelë Kushtetutën e Republikës së Maqedoni. Këtë nuk do ta lejojmë”, thonë nga VMRO­-DPMNE­.

Në kumtesë thuhet se VMRO-­DPMNE nuk do të lejojë rifaktorizim të popullit të Maqedonisë dhe bashkësive tjera etnike në Maqedoni.

“E përkujtojmë edhe LSDM­-në dhe secilin që dëshiron të luajë bixhoz me interesat shtetërore dhe kombëtare se në Republikën e Maqedonisë ka edhe të tjerë të cilët mendojnë në ato interesa dhe të cilët janë të gatshëm të luftojnë për ta. VMRO-­DPMNE-­ja dhe koalicioni fituan në zgjedhje, duke e fituar shumicën e mbështetjes dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët e kanë njohur qëllimin e LSDM-­së për ridefinimin e Maqedonisë. Përcaktimi ynë historik dhe ideologjik, por edhe mandat i dhënë nga shumica e qytetarëve, është mbrojtje e interesave shtetërore dhe kombëtare në cilën do formë dhe në cilën do situatë”, theksojnë nga VMRO-­DPMNE-­ja.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *