Home / Lajme / Botë / Vrasja e ushtarëve turq, Rusia: Faji i Ankarasë

Vrasja e ushtarëve turq, Rusia: Faji i Ankarasë

Faji për vrasjen e tre ushtarëve turq nga një avion rus gjatë bombardimeve në Siri është i Ankarasë, e cila ka dhënë koordinata të gabuara, tha Kremlini të premten.

“Sa u përket arsyeve (të këtij incidenti) ata janë të qarta fatkeqësisht. S’ka asnjë diskutim. Situata është evidente: ushtria jonë ka ndjekur të dhënat e dërguara nga partnerët tanë turq, dhe nuk duhet të kishte pasur trupa turke në limitet e atyre koordinatave,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga “RT”.

Ishte një keq-komunikim në sigurimin e të dhënave, tha ai.

Zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin po ashtu tha se Ankaraja dhe Moska ishin në një mendje se sulmi ajror rus që vrau tre ushtarë turq në qytetin sirian të Al-Babit dhe plagosi 11 të tjerë nuk ishte i qëllimshëm.

Edhe zv/kryeministri turk, Numan Kurtulmus, ka pranuar të premten se bombardimi ishte rezultat i keq-komunikimit mes Turqisë dhe Rusisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e të enjtes, sipas ushtrisë turke.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka telefonuar homologun turk, Recep Tayyip Erdogan,  të enjten pas sulmit për t’i ofruar ngushëllimet e tij familjarëve dhe popullit turk.

Ushtria turke po lufton kundër terroristëve të ISIS-it në veri të Sirisë që prej muajit Gusht 2016. Ditët e fundit ata kanë marrë kontrollin e qytetit të El-Babit në veri të Sirisë, afër kufirit turk.

Avionët rusë ndërkohë po ndihmojnë forcat e Presidentit sirian, Bashar Al Assad, në luftimet me grupin terrorist të ISIS-it dhe po i gjurmojnë ata në të gjithë Sirinë. /tvklan.al

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *