Home / Lajme / Botë / Vriten katër terroristë të dyshuar në Azerbajxhan

Vriten katër terroristë të dyshuar në Azerbajxhan

Forcat e sigurisë së Azerbajxhanit i kanë vrarë katër pjesëtarë të dyshuar të një grupi terrorist, ka njoftuar Shërbimi shtetëror i sigurisë i këtij vendi.

Ky shërbim tha se ata ishin vrarë nga të shtënat gjatë operacionit special të djeshëm, që ishte ndërmarrë pasi të dyshuarit kishin hapur zjarr kundër forcave të policisë.

Sipas Shërbimit të sigurisë shtetëtore, të dyshuarit ishin të ndërlidhur me një grup të paspecifikuar religjioz ekstremist të jashtëm, i cili kishte planifikuar një varg të sulmeve terroriste në territorin e Azerbajxhanit.

Në njoftim nuk është thënë saktësisht se ku ishte kryer ky operacion./rel/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *