Home / Lajme / Rajon / Vuçiq ambasadorëve të huaj: Mos na jepni mend për ushtrinë tonë

Vuçiq ambasadorëve të huaj: Mos na jepni mend për ushtrinë tonë

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të lejojë që ambasadorët e huaj të caktojnë se ku do të vendoset ushtria serbe

Duke folur për rrjedhën e bisedimeve në Bruksel, Vuçiq ka deklaruar në konferencë për shtyp se “ushtria dhe policia nuk janë prezentë në Kosovë që nga viti 1999, ata gënjejnë gjatë gjithë kohës. Po merren me propagandë më të ndyrë, me gënjeshtra më monstruoze. Për Asociacionin as nuk u bë fjalë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Gazetametro.net.

“Ambasadorët e huaj nuk do të vendosin për atë se ku dhe në cilën mënyrë do të vendosen njësitë ushtarake”, ka porositur Vuçiq duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

“Për atë le të vendosin nëpër vendet e veta, le të harrojnë se mund të vendosin për Serbinë, edhe nëse duhet të paguajë me kokë, me kokën time politike, edhe nëse nuk do të jem më, këtë nuk do t’ia bëjnë Serbisë, ja po ju them. Do t’i mësoj unë mend të gjithë ata, le ta dinë se cilët janë autorizimet e tyre”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur se cilët janë ata ambasadorë, ai nuk deshi të tregoj, por tha që kurrë në jetën e vet nuk ka parë se dikush sillet në atë mënyrë.

“Kush jeni ju që të caktoni se a to të jetë dikush në Kragujevc apo në Kralevë. Me çfarë të drejte? Çfarë jeni ju, kush jeni ju që të vendosni për Serbinë. Më duket se ky është kërcënim. A është kërcënim? Ka pyetur Vucic. Nëse është kërcënim, thotë ai, atëherë hajde të vendosim të gjitha njësitë e ushtrisë dhe policisë në Ada Ciganlija (Beograd) në mënyrë që të gjithë të jenë të kënaqur”, ka shtuar Vuçiq tutje.

Por nuk ka problem ka thënë Vuçiq duke shtuar se ambasadorët janë lajmëruar edhe sot.

“Por mos u brengosni, atyre iu kam thënë në fytyrë, unë asgjë nuk fsheh. Iu kam thënë në fytyrë se çfarë mendoj për politikën e tyre dhe sjelljen e poshtër të tyre ndaj Serbisë. Nuk e kam problem t’ju them në këtë mënyrë”, ka thënë Vuçiq.

Siç ka thënë, njerëzit nuk do të besonin se çfarë ka dëgjuar prej tyre, derisa ai gjatë gjithë kohës po punon në atë që t’i qetësojë serbët në veri.

“Iu kam thënë se nuk do t’ju lejojë që të zhvendosni ushtrinë dhe policinë serbe në Ada Ciganlija dhe se kurrë nuk do të vendosni për këtë në Serbi, e tani më rrëzoni, organizoni këtë, e shohë se keni sukses për këtë nëpër vende përreth. Bëni çfarë të doni”, ka porositur Vuçiq.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *