Home / Kryesoret / Zaev nuk paraqitet në Gjykatë për rastin “Ryshfeti”

Zaev nuk paraqitet në Gjykatë për rastin “Ryshfeti”

Zoran Zaev, nuk është paraqitur në Gjykatë, andaj gjykimi për rastin “Ryshfeti” është anuluar për më 3 prill.

Ashtu siç tha avokati, Filip Medarski, Zaevi s’ka ardhur në seancë pasi që është në Sarajevë që “t’i jepet çmimi si kryetari më i mirë i komunës në Evropën Juglindore”, përcjell Gazeta Express.

Në seancë nuk është paraqitur as dëshmitari i Prokurorisë, Ivan Nikollov Saçevaliev.

Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.
Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *