Home / Lajme / Rajon / Zbehen shpresat serbe pas zgjedhjes së Trump’it

Zbehen shpresat serbe pas zgjedhjes së Trump’it

Presidenti amerikan, Donald Trump, me qasjen e tij afruese me Rusinë, ka shkaktuar një eufori në opinion serb edhe gjatë fushatës elektorale. Duket se, megjithatë, shpresat serbe po shkojnë duke u zbehur.

Kështu mund të lexohet në faqen e parë të gazetës serbe “Blic” që e ka edhe portalin e vet me më së shumti vizita në Serbi.

Titulli i shkrimit është “A e di Trump’i në përgjithësi se ku është Kosova”? Me tutje theksohet “euforia e paarsyeshme në Serbi pas zgjedhjeve në SHBA”, raporton Gazeta Express.

Burimi i këtij zhgenjimi duket në atë që ndodhi pas zgjedhjes së Presidentit amerikan dhe deklaratave e veprimeve krejt të ndryshme të administratës amerikane ndaj shkaktarëve të euforisë serbe.

Trump’i kishte deklaruar se NATO ishte “një organizatë e vjetëruar” por përfundoi me deklaratën, tash së voni, se “SHBA e përkrahë fuqishëm NATO-n”.

Zhgënjimi më i madh serb duket të ketë qenë përzgjedhja e Trump’it për Ministrin e mbrojtjes së SHBA, James Mattis, i cili, ndër të tjera kishte përkrahur shëndrrimin e FSK-së në ushtri dhe kishte thënë se njohja e sovranitetit të Kosovës nga ana e Serbisë do të ndodhë në procesin integrues evropian.

Se raportet e SHBA me Rusinë nuk mund të relaksohen aq shpejtë u kujdes ambasadorja e re e SHBA në OKB, Nikki Haley, e cila në paraqitjen e parë të sajë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pati njq qëndrim të ashpër ndaj Rusisë duke deklaruar se “SHBA do të heqë sanksionet ndaj Rusisë kur Rusia t’ia kthejë Krimenë, Ukrainës”.

Kështu shpresat serbe se një afrim amerikano – rus mund të rezultojë me një marrveshje të Trump’it me Putinin, në dëm të Kosovës, po zbehen./GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *