Home / Lajme / Maqedoni / Zhbogar: PPS t’i jepet kohë dhe hapësirë

Zhbogar: PPS t’i jepet kohë dhe hapësirë

Zhbogar ka thënë se Prokurorisë Publike Speciale, duhet t’i jepet kohë për zbulimin e përgjegjësisë ligjore lidhur me skandalet nga materialet e përgjuara.
Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar nga Strumica tha se Prokurorisë Publike Speciale, duhet t’i jepet kohë dhe hapësirë për zbulimin e përgjegjësisë ligjore lidhur me skandalet nga materialet e përgjuara. Ai tha se qëndrimi i BE-së është se PPS-ja duhet patjetër të përfundojë punën për të cilën është themeluar me arritjen e marrëveshjen e Përzhinës, transmeton Gazeta Express.
“Prokuroria Speciale u formua me një qëllim dhe ai është të caktohet përgjegjësia ligjore e cila del nga skandali i materialeve të përgjuara. Mendoj se PPS-së duhet t’i jepet kohë dhe hapësirë për të finalizuar punën e vet”, tha Zhbogar./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *