Home / Lajme / Maqedoni / Zhbogar sot në Prilep me fushatën “BE për ty”
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-07 09:31:23Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Zhbogar sot në Prilep me fushatën “BE për ty”

Ngjarja e tretë e fushatës “BE për ty” të Delegacionit të BE-së në Maqedoni do të mbahet sot në Prilep.

Shefi i Delegacionit, Samuel Zbogar, dhe ambasadorja e Gjermanisë, Christine Althauzer do të vizitojnë Prilepin, ku me ndihmën e 21,5 milionë eurove nga BE-ja është bërë trajtimi i ujit rrjedhës si dhe rehabilitimi dhe zgjerimi i sistemit të kanalizimit. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunës Prilep dhe NPK “Ujësjellës dhe kanalizim” nga Prilepi.

Ndihma e përgjithshme e marrë nga BE për ambientin mjedisor në Maqedoni është më shumë se 80 milion euro nga programi IPA1 (2007-2013), kurse me IPA 2 është planifikuar ndihmë financiare prej më shumë se 100 milion euro.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *