Home / Kuriozitete / 10 vite nuk fliste me nenen e saj

10 vite nuk fliste me nenen e saj

Kjo pyetëse me emrin “Um Abdullah” thotë: “Shejkh i nderuar! A mund të na jepni një udhëzim për dikë që është mosmirënjohese veçanërisht ndaj nënës së saj. Mesa di unë, një bijë nuk e ka telefonuar e vizituar akoma nënën e saj që prej më shumë se dhjetë vitesh. Vajza jeton në Damam dhe nëna në Rijad”-thotë shoqja e të ëmës.

Shejkhu: Vëllezërit e mi! Këtë vajzë Allahu e udhëzoftë drejt hajrit! E ktheftë në rrugë të mbarë! E ruajtë prej shejtanit! Kjo vajzë është gabimtare, fajtore për ndërprerjen e lidhjeve me nënën e saj. Nëse kjo ndërprerje e lidhjeve me nënën eshte ne mos kujdesjen ndaj nenes, duke e renduar ate, mosperfillje ndaj saj, dhe mohim i hakut se saj duke e harruar atë (nënën), atëherë për të ka dënim të madh.

Mos respekti ndaj prindërve është prej gjynaheve të mëdha. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “A tju tregoj për gjynahet më të mëdha? tha: Idhujtaria ndaj Zotit dhe mosrespekti ndaj prindërve.”

Mos respekti ndaj prindërve është gjynah prej gjynaheve të mëdha. Qëndrimi i ftohtë dhe larg nënës duke qenë mundësia për ti telefonuar dhe afërsia për ta vizituar, kjo tregon për mizorinë e zemrës së kësaj bije, dobësinë e imanit, sinqeritetin e pakët dhe paedukaten e saj, ska hajër në atë vajzë e as në veprat e saj.

Ajo duhet ti pendohet Allahut dhe të lidhet me nënën e saj, ti kërkojë falje për mosrespektin e mosmirënjohjen e saj. Kjo është detyrë! Vazhdimesia në këtë ftohje marrëdhëniesh, injorance e mosrespekti, është fatkeqësi e madhe. Lus Allahun të na ruajë e të na falë! E ka detyrë ta vizitoje nënën sa e ka gjallë, se nëse i vdes dhe ajo si ka kërkuar hallall, do ta presë dënim i madh kur të dalë para Allahut.

Mos respekti ndaj prinderve është fatkeqësi e madhe. Siç është trasmetuar në hadith: ” Xhibrili më tha: Ai që i ka pasur prindërit dhe nuk e ka fituar xhennetin (me mirësjellje ndaj tyre) Allahu e dëboftë prej xhennetit dhe e futë në Zjarr! Amin!” Thotë Profeti alejhi selam: “Edhe unë thashë: Amin!”

Vëllezërit e mi! Mos respekti ndaj prindërve është çështje e rrezikshme.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ndaloi thashethemet, pyetjet e padobishme, mosrespektin ndaj nënave.”

Mosrespekti del vetëm prej zemrës së ashpër. Cështja është e lehtë, një telefonatë me telefon ose celular, vizitë, gjysëm ore është larg me avion (Damami nga Riadi) ose tre orë me makinë kur eshte mundesia. Por vepra e saj është tregues për vrazhdësinë e zemrës së saj, injorancë, mospërfillje ndaj nënës. Lus Allahun të na ruajë dhe të na falë!

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *