Home / Kryesoret / 16 vite nga fillimi i luftës dhe krismave të para në Tetovë

16 vite nga fillimi i luftës dhe krismave të para në Tetovë

Pikërisht sot më 14 mars, 16 vjet më parë në Tetovë filluan krismat e para e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë në Kalanë e Tetovës.

Mu në këtë ditë ishte thirrur një protestë masive nga shoqatat joqeveritare si ajo e ish të burgosurve dhe përndjekurve politik shqiptarë, Shoqata e Gruas Shqiptare dhe shoqata tjera.

Brohoritjet e shumë protestuesve shqiptarë ishin të shumta por e veçanta e kësaj proteste ishte pikërisht në momentin kur protestuesit brohorisën “Ndal dhunës ndaj shqiptarëve”, për një çast u zëvendësuan me brohoritjet “UÇK, UÇK”, të cilat brohoritje pasuan pas krismave të para të ushtarëve të UÇK-së në Kalanë e Tetovës.

Ishte 13 marsi i vitit 2001, kur tre grupe të UÇK-së, me nga 11-12 veta u ngjitën rreth kalasë së Tetovës e cila është një pikë strategjike.

Grupi i parë i luftëtarëve u vendos brenda në Kala ndërsa grupi i dytë u pozicionua në krahun e majtë të Kalasë, në vendin e quajtur Stermoll. Grupi tjetër i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare u përqendrua në fshatin Gajre, që i bie të jetë krahu i djathtë mbrojtës i Kalasë së Tetovës.

Po atë ditë në fshatin Sellcë u instalua njësiti i parë i Logjistikës së UÇK, që do luante një rol të rëndësishëm.

Këta tre grupe me nga 11-12 shqiptar do të krisnin pushkën e parë paraditen e 14 mars 2001. Ajo pushkë nuk do të trondiste vetëm Tetovën, por të gjithë Maqedoninë. Jehona e kësaj krisme do të dëgjohej kudo.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *