Home / Kryesoret / 16 vite nga vrasja e Ramadan dhe Razim Koracit në Tetovë – (FOTO)

16 vite nga vrasja e Ramadan dhe Razim Koracit në Tetovë – (FOTO)

Për një ditë, për një çast, nga policia maqedonase vriten babë e bir, Razim(37) dhe Ramadan Koraci(60), në afërsi të stadiumit të qytetit në Tetovë, para shumë kamerave televizive që ndiqnin zhvillimet e konfliktit ushtarak. Këto pamje më pas tronditën gjithë opinionin e brendshëm dhe atë të jashtëm.

“Ishte mëngjes kur u zgjova, ne ishim të strehuar te banesa e hallës sime, ngase në lagjen tonë në Drenovec, bëhej luftë. Kisha shumë frikë se do të vdes nga krismat që dëgjoja, sepse isha fëmijë, vetëm 10 vjeçe. Ishim të kompletuar e gjithë familja, kurse gjyshi dhe babai im ishin me ne pranë në kohën kur hëngrëm mëngjesin. Gjyshi Razimi dhe babai Ramadani donin të shkonin te shtëpia për të marrë valixhet. Dolën nga banesa dhe nuk u kthyen më. Unë si fëmijë që isha atëkohë, nuk mundesha të kuptojë se çfarë po ndodh. Filluan të cingrojnë telefonatat nga të gjitha anët e familjes dhe pyesnin për regjistrimin e veturës së gjyshit. Pak kohë më vonë e kuptuam se gjyshi dhe babai im janë ekzekutuar nga policia maqedonase. Ishin çaste të vështira, trishtim…Shumë vështirë e përballuam edhe pse isha ende e vogël. Të nesërmen shkuam te varrezat e qytetit për t’u dhënë lamtumirën e fundit gjyshit dhe babait, por nuk mu dha mundësia t’a shihja për herë të fundit babanë tim. Isha me vëllanë dhe e kaluam edhe këtë tmerr” tha vajza e madhe e Ramadan Koracit, Tahire Koraci.

“Një ditë pas varrimit të gjyshit dhe babait, së bashku me anëtarët e familjes u kthyem në shtëpi. Shtëpia ishe e zbrazur, tmerri dhe dhimbja ishin kudo prezent. Gjatë dy javëve që qëndruam në shtëpi, shumë njerëz na vizituan për ngushëllime, por assesi nuk mundën të na shërojnë plagën e rëndë. E gjithë familja shkuam në Kosovë, ku kemi qëndruar deri sa ka përfunduar lufta në Tetovë. Në Kosovë ishte xhaxhai im, i cili kishte ardhur të na vizitojë nga Gjermania, pasi që këtu bëhej luftë. Pas pesë muajve nga ngjarja tragjike, lindi motra ime Elira në Spitalin e Prishtinës”, rrëfen Tahirja për eksodin e familjes së saj.

Vajza që lindi pas vdekjes së Ramadanit i shkruan poezi babait

PËR TY BABI
Erdha tek varri yt
Me sy mbushur lot,
Të pyeta për atë që më mundon
Por ti nuk më përgjigjesh dot.
Më ka humb rruga Babi
A thua nga mallëngjimi,
Tani nuk di as vet
Ku është fundi e as fillimi.
Të gjithë shkruajnë për nënat prozë e poezi
E unë këtë që po shkruaj
Ta kushtoj vetëm ty.
Të desha për së gjalli
Të dua edhe në varr,
Për fjalët që i shkrova
Të lutem më bëj hallall.
Kujt t’i ankohem unë Babi
Për atë që më mundon,
Të gjithë ma kthyen shpinën
Askush s’më dëgjon.
Nga Bija jote – Elira Koraci

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *