Home / Kryesoret / 18 VJET NGA FILLIMI I SULMEVE TË NATO-s (VIDEO)

18 VJET NGA FILLIMI I SULMEVE TË NATO-s (VIDEO)

Sot mbushen 18 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të ish federatës jugosllave, informojnë mediumet kosovare.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhërin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton. Ai atë natë, para popullit amerikan mbajti fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë presidenti Klinton.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i Millosheviqit dhe më 11 qershor forcat serbe fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *