Home / Lajme / Botë / 25-vjeçari shqiptar kishte kthyer shtëpinë në “fabrikë kanabisi“

25-vjeçari shqiptar kishte kthyer shtëpinë në “fabrikë kanabisi“

Banorët e Lodge Wood Drive, Ashford kishin ngritur dyshime për vizitat e shpeshta në një prej shtëpive të komunitetit dhe kështu kishin lajmëruar policinë.

Oficerët përdorën forcën për të hyrë në banesë dhe aty zbuluan një “fabrikë kanabisi”me më shumë se 300 bimë të mbjella, gjethet e të cilave ishin lënë për t’u tharë.

Ata arrestuan 25-vjeçarin shqiptar Robert Jaku pasi e gjetën të fshehur midis bimëve.

Jaku deklaroi se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar 2 vite më parë me kamion dhe se ai ishte thjesht “kopshtari” i “fabrikës”.

Ai tha se ishte takuar me shpërndarësit e kanabisit gjatë një takimi rastësor në një bar-kafe në Croydon dhe ishte shpërngulur në shtëpinë aty pranë pasi i kishin ofruar 6000 £ për t’u “kujdesur” për “fabrikën”.

Ekspertët besojnë se ai u “ka rrjepur” shpërndarësve qindra mijëra paund.

Prokurorja Vivian Walters deklaroi në Gjykatën e Canterburyt se bimët e kanabisit ishin mbjellë në dhomën e ndenjës dhe në 2 dhomat e gjumit.

“Policia gjeti dhe shumë gjethe të tjera të thara në një tjetër dhomë të banesës. Jaku ishte duke u fshehur midis bimëve të kanabisit dhe pranoi me sinqeritet pjesën e tij të fajit”, shtoi ajo.

25-vjeçari deklaroi se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar në një firmë ndërtimi por më pas kishte dëmtuar gjurin e djathtë dhe kishte frikë të kërkonte ndihmë në spitalet publike pasi ishte emigrant i paligjshëm.

Ai shtoi se operacioni në spitalet publike kushtonte 5000 £ ndërsa i kishin ofruar 1000 £ më shumë nëse ujiste bimët e kanabisit dhe ndizte dhe fikte dritat.

Gjykata beson se Jaku ka treguar të vërtetën, por megjithatë atij iu dha dënimi me burg prej 2 vitesh e 9 muajsh pasi pranoi akuzat për prodhimin e kanabisit.

Hetuesit nuk besojnë se ai po tregonte të vërtetën kur shpjegoi se nuk kishte lidhje me shpërndarësit e kanabisit.

Jaku do dëbohet nga Mbretëria e Bashkuar pasi të kryejë dënimin./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *