Home / Lajme / Rajon / 27-vjeçari nga Paskuqani arrestohet në Shkodër, kapet me drogë

27-vjeçari nga Paskuqani arrestohet në Shkodër, kapet me drogë

Një 27-vjeçar është arrestuar ditë e djeshme nga policia e Shkodrës, pasi është kapur duke transportuar 10 kg narkotike “Cannabis Sattiva”.

Arel Bitri 27 vjeç, banues në Paskuqan u arrestua pasi gjatë kontrollit të detajuar pikën kufitare të Muriqanit, në mjetin tip “Volkswagen” me targë AA108PF, në dy anësoret poshtë dyerve të automjetit,  ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale: 12 pako me peshë 10 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 27-vjeçari kishte si destinacion vendet e BE.

Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *