Home / Shëndeti / 3 maska natyrale për qerpikë të gjatë dhe të dendur

3 maska natyrale për qerpikë të gjatë dhe të dendur

Qerpikët e gjatë dhe të dendur janë ëndrra e gjithsecilit. Jo më kot femrat i lyejnë ata me rimel që të duken sa më të gjatë. Më poshtë do të gjeni disa maska natyrale për rritjen dhe forcimin e qerpikëve.

Limon dhe vaji ulliri

Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i duhuri për rritjen e qerpikëve, duke qenë se është i pasur me vitaminën E dhe antioksidues, lëndë ushqyese këto që ushqejnë rrënjën. Lëngu i limonit gjithashtu është një burim i mirë i vitaminës A dhe C, që ndihmojnë në rritjen e qimeve.

Hidhni në një kavanoz të vogël një filxhan vaj ulliri dhe lëkurën e një limoni të freskët. Mbylleni kavanozin dhe lëreni ashtu gjatë gjithë natës, në mënyrë që vaji i ullirit të thithë lëngun e lëkurës së limonit.

Më pas e aplikoni atë gjatë ditës në një sasi të vogël tek vija mbi qerpikët; do ta vini re ndryshimin brenda pak muajsh!

Vaj kastori dhe rozmarinë të freskët
Vaji i kastorit ndihmon për zgjatjen dhe dendësimin e qerpikëve, duke qenë se hidraton dhe ushqen rrënjën. Ndërsa rozmarina jo vetëm që ndihmon në rritjen e tyre, por u jep atyre dhe shkëlqim.

Ngroheni pak vajin e kastorit dhe hidhni më pas rozmarinë të freskët. Lëreni të tretet për pak kohë, ndërkohë që ftohet edhe vaji. E aplikoni atë me anë të një furçe për vetulla para se të flini.

Çaj jeshil
Çaji jeshil përmban veti antioksiduese dhe antibakteriale, që ndihmojnë për rritjen e flokëve. Këto flavonoide të gjendura tek çaji jeshil ndihmojnë gjithashtu për rritjen e qerpikëve. Ziejeni jo fort (sepse i humbasin vlerat), pastaj lëreni të vaket dhe lyeni vijën e qerpikëve me të.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *