Home / Shëndeti / 3 mënyra të zgjuara për të ngrënë çaj

3 mënyra të zgjuara për të ngrënë çaj

Shija e hidhur e çajit të zi është një kontrast i mirëpritur në kuzhinë. Edhe kur aplikohet në një pjatë të këndshme të ëmbël, aroma e tij shkrihet çuditërisht lehtë dhe ofron shije të jashtëzakonshme të ëmbël apo të thartë. Është një përbërës që mund të përdoret në shumë mënyra dhe do të bëjë të pyesni veten pse nuk keni menduar të gatuani me çaj që më parë. Dhe mos u shqetësoni nëse nuk mund të përdorini çajin me cilësinë më të mirë.

1. Çaji i zi si shëllirë

Një shëllirë e shpejtë është sekreti për ta bërë mishin më të mirë dhe pula e pjekur nuk bën përjashtim. Çaji i zi si bazë e lëngshme e bën shumë të veçantë një shëllirë të ëmbël dhe të kripur, duke futur në mish një shije të fortë të veçantë. Përdoreni atë në bërxolla derri, biftek dhe natyrisht në mishin e pulës.

2. Çaji si aromatizues për gjalpë kompleks

Shtoni çaj të zier dhe gjethe çaji në gjalpë të zbutur dhe papritmas keni gjalpë me shije komplekse me aroma të lehtë, edhe pse ndoshta jo me aq shumë kafeinë. Shoqëruar me shijen e ëmbël dhe djegëse të çajit chai biskotat, kulaçi ose copat e tostës do të mirëpresin çdo mysafir.

3. Çaj i zi për pijet freskuese me gaz

Këto pije të këndshme freskuese me gaz mund t’iu bëjnë ta harroni çajin e ftohtë kur doni diçka për t’u freskuar. Bustinat e çajit të përdorur të ngrira ose çaji i zier i ngrirë mund të futen në pijet me gaz në mënyrë që t’iu bëjnë të qëndroni të freskët dhe të pini çajin e mëngjesit në mënyrë argëtuese. Lëngu i portokallit i ëmbël dhe pikant gjen balancën e duhur me çajin e zi, duke e bërë këtë kombinim të sofistikuar dhe argëtues.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *