Home / Shëndeti / 4 mënyra të thjeshta për ta bërë më të mirë majonezën

4 mënyra të thjeshta për ta bërë më të mirë majonezën

Majoneza është një prej atyre përbërësve që i jep shumë shije ushqimit. T’i jepni shije majonezës përmes erëzave mund ta transformojë jashtëzakonisht për mirë këtë përbërës. Më poshtë, po iu tregojmë se si mund ta përmirësoni majonezën tuaj në katër mënyra të thjeshta…

Majonezë me speca djegës të tharë

Përzieni 1 deri në 2 lugë gjelle speca djegës të tharë të konservuar (të blerë apo të bërë vetë në shtëpi) në majonezën tuaj.

Majonezë me limon

Një vezë, dy thelpinj hudhër, lëngu i një limoni- kjo është gjithçka që iu nevojitet për ta bërë të mrekullueshme majonezën tuaj.

Majonezë me hudhër

Përzieni hudhër të grimcuar dhe erëza të copëtuara, si rozmarinë apo borzilok në majonezë, për ta bërë majonezën tuaj të cilësisë së parë.

Majonezë me avokado

Avokadot (plus hudhër, mustardë dhe lëng limoni) janë pjesë e kësaj përbërjeje, që e shton së shumti shijen e majonezës. Provojeni dhe do të lëpini gishtat!

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *