Home / Shëndeti / 5 gjërat që secila nënë duhet t’ia thotë fëmijës së saj çdo ditë

5 gjërat që secila nënë duhet t’ia thotë fëmijës së saj çdo ditë

Kur bëhet fjalë për gjëra të mira dhe fjalë të ëmbla gjithnjë na shkon mendja tek të afërmit tanë dhe më të dashurit. Prindërit mundohen që të përdorin vetëm fjalë të mira sa i përket fëmijëve të tyre dhe në vazhdim po ju paraqesim 5 gjëra që secila nënë duhet t’ua thotë fëmijëve të tyre çdo ditë:

  1. Unë të dua. Besoj që shumica e prindërve ua thonë këtë fëmijëve të tyre, por kjo nuk nënkupton se nuk mund t’ua themi më shpesh. Ose në mënyra të reja dhe të ndryshme. Dhe mos harroni t’i puthni apo përkëdhelni në çdo kohë.
  2. Je i/e mrekullueshëm/me. Ju duhet t’ia thuani këtë rregullisht fëmijës suaj për t’ia bërë të ditur se sa i veçantë që është për ju. Nëse ai është qesharak, i zgjuar dhe i dashur, sigurohuni që ai/ajo të dijë se është i jashtzakonshëm.
  3. Më bën kaq të lumtur. Ne nënat shpesh herë kemi tendencë të stresohemi dhe të bërtasim herë pas here, por është shumë e rëndësishme që t’ua kujtojmë fëmijëve tanë se vërtetë na bëjnë të lumtur. Edhe nëse ju lodhin apo bëjnë prapësira, gjeni mënyrën e duhur për t’ua bërë me dije se sa të lumtur jeni që i keni në jetën tuaj.
  4. Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Kjo në fakt është titulli i një kënge nga Ray Lamontagne, dhe unë e dëgjoj dhe madje e këndojë rregullisht për vajzën time. Është një këngë shumë e bukur dashurie, e përkryer dhe përshkruan ndjenjat se si mund të ndjehet një nënë për fëmijën e saj.
  5. Jam aq krenare për ty. Ju mund ta bëni që fëmija juaj të ndihet i sigurtë me gjëra shumë të vogla, si për shembull kur mësohet të lidhë vet këpucët e tij apo të shkojë vet në tualet, jepni një shtytje atyre dhe lavdëroni arritjet e tyre. Asgjë nuk është më e mirë se miratimi i nënës apo krenaria e saj për fëmijët./femra.net/

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *