Home / Kuriozitete / 5 këshilla për një pastrim të shpejtë të shtëpisë

5 këshilla për një pastrim të shpejtë të shtëpisë

Pastrimi i shtëpisë është një art me vete. Zonjat që merren me pastrimin e shtëpisë gjithmonë kanë ato sekretet e tyre që ta bëjnë shtëpinë të shkëlqejë.

Po ju zbulojmë disa sekrete të tyre që do t’ju ndihmojnë të pastroni shtëpinë në një kohë shumë të shkurtër.
Soda e bukës dhe peroksidi do t’i bëjnë tenxheret, tiganët apo tepsitë si të reja. Me pak sforcim do të arrini rezultate shumë të mira.

Për të kursyer paratë, provoni të pastroni ndenjëset e makinës vetë. Përdorni këtë solucion të përgatitur në shtëpi: përzieni detergjent enësh, sodë buke, uthull molle dhe ujë. Spërkatni me të ndenjëset e makinës dhe i fërkoni fort me një furçe.

Pasta e dhëmbëve mund të bëjë mrekulli në heqjen e njollave që mund të jenë bërë në parketin prej druri. Hidhni pak pastë dhëmbësh në parket dhe pas pak minutash filloni ta fërkoni me një sfungjer ose copë prej mikrofibre.

Për të hequr qimet nga krehri i flokëve, i prisni me gërshëre në çdo rresht. Më pas hidhni pak sodë buke në një enë me ujë të ngrohtë dhe vendosni krehrin. Pas pak minutash do të mund të hiqni qimet me shumë lehtësi nga krehri juaj i preferuar.

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *