Home / Moda / 5-së maska të duhura natyrale për lëkurën tuaj

5-së maska të duhura natyrale për lëkurën tuaj

Kur lëkura e humb elasticitetin dhe fillon të rrudhet, preket dukja e tërësishme e fytyrës. Për fat të mirë, ekzistojnë shumë maska natyrale për ta parandaluar, apo për ta përmirësuar këtë gjendje,transmeton gazeta Kosova Sot.

MJALTË, JOGURT DHE LIMON

Kjo maskë e fuqishme rigjallëruese është ideale për të gjitha llojet e lëkurës. Mjalti e hidraton dhe shndrit lëkurën, jogurti eliminon qelizat e vdekura, limoni pastron lëkurën dhe parandalon njollat dhe shenjat në lëkurë Përbërësit: 3 lugë mjaltë 1/2 e gotës jogurt natyral 5 pika lëng limoni Përgatitja: Në një enë, i përzieni të gjithë përbërësit dhe i aplikoni në fytyrë. E lini për 20 minuta. Përsëriteni dy herë në javë.

MASKË TONUESE PËR FYTYRË

Nëse lëkura ka nevojë për përtëritje, të ketë dukjen e re, kjo maskë është e duhura Përbërësit: 2 lugë tërshërë 1 lugë mjaltë Përgatitja: Përzieni mirë të dy përbërësit, aplikojeni në fytyrë me lëvizje të buta qarkore. E lini të veprojë për 15 minuta dhe e shpëlani me ujë të ftohtë.

MASKË ME AVOKADO

Avokado njihet për vetitë e shumta pozitive, përfshirë këtu edhe hidratimin e lëkurës. Kjo maskë ju ndihmon ta hidratoni lëkurën, ofron shkëlqim natyral Përbërësit: 1/2 e gotës mjaltë 1 avokado të shtypur Përgatitja: Hiqni lëvoren nga avokado, e shtypni pjesën e brendshme dhe e përzieni me mjaltë. Kur të keni formuar një pastë, e aplikoni në fytyrë dhe qafë, e lini të veprojë për 20 minuta, për ta shpëlarë me ujë të ftohtë. Përsëriteni dy herë në javë.

MASKA QË RIGJALLËRON LËKURËN E QAFËS

Qafa është një nga pjesët që së pari e humb elasticitetin dhe fortësinë. Kjo maskë e fytyrës është e dizajnuar sidomos për qafë. Përbërësit e saj e hidratojnë lëkurën, duke ndihmuar rigjallërimin e saj Përbërësit: 2 lugë mjaltë të papërpunuar 2 të kuqtë e vezës 2 lugë vaj ulliri Përgatitja: Përzieni mirë përbërësit në një enë, e aplikoni sipër lëkurës së pastruar në hapësirën e qafës. E lini të veprojë për 15 minuta, e shpëlani me ujë të ftohtë.

MASKË TONUESE ME VEZË

Vezët janë të pasura me vitamina që ndihmojnë shkëlqimin e lëkurës. Nëse dëshironi t’i reduktoni rrudhat dhe të djegurat nga dielli, kjo maskë në mënyrë natyrale ju ndihmon Përbërësit: 1 të bardhët e vezës 1 lugë mjaltë Përgatitja: E përzieni të bardhët e vezës, shtoni mjaltë dhe përzieni mirë. Para se ta aplikoni maskën, e lagni lëkurën me ujë të ngrohtë, më pas e lini të qëndrojë për 15 minuta. E shpëlani me ujë të ftohtë dhe përsërisni dy herë në javë.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *