Home / Lajme / Kronika e zezë / ‘500 euro ose të vrava’, shqiptari zhvat biznesmenin italian

‘500 euro ose të vrava’, shqiptari zhvat biznesmenin italian

Ai u fut në një bar dhe i mori 500 euro pronarit, duke i thënë se ishte një pagesë që i detyrohej për disa punë, për të cilat nuk e kishte paguar. Për ta bindur që ti jepte paratë, e kërcënoi me vdekje.

Por, u arrestua për zhvatje nga karabinierët, dhe ndaj tij u vendos masa e sigurisë së arrestit me burg.

Protagonist i ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm në Milano të Italisë, është një 33-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale.

Ai u fut në lokal, theu disa filxhanë me kafe dhe u tha të gjithëve të dilnin prej aty, përveç pronarit, të cilit i mori 500 euro.

Por, një nga klientët e detyruar të dilte jashtë barit, telefonoi karabinierët. Efektivët mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan shqiptarin.

Pronari i barit denoncoi 33-vjeçarin, duke thënë se, ka tentuar ta zhvatë edhe dy herë të tjera.

Gjithashtu lexo

Momenti i nxjerrjes së trupit të pajetë të fëmijës, që u mbyt në det (Video)

Janë publikuar pamjet e momentit kur është nxjerr nga deti trupi i pajetë i 10-vjeçares …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *