Home / Kryesoret / 7 Marsi shënohet nga shoqata e pedagogëve shqiptar – (VIDEO)

7 Marsi shënohet nga shoqata e pedagogëve shqiptar – (VIDEO)

Nën organizim të shoqatës së pedagogëve shqiptarë dhe komunës së Tetovës të martën në qendrën për kulturë në Tetovë është mbajtur një akademi solemne kushtuar 7 Marsit Ditës së Arsimit dhe shkollës Shqipe. Në këtë akademi ku të pranishëm ishin drejtuesit e shoqatës së pedagogëve shqiptarë, pedagog të shumtë,  si dhe shumë personalitete të tjera nga sfera e arsimit, artit dhe kulturës, para të pranishmëve referat në nderë të kësaj date paraqiti kryetari i shoqatës së pedagogëve shqiptarë Fadil Lushi i cili foli për rëndësinë dhe vlerën që ka 7 Marsi për mbarë kombin shqiptarë, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe këtë datë të një rëndësie të veçantë për arsimin shkollën shqipe dhe mësuesi, krahas akademisë solemne shoqata e pedagogëve shqiptarë e ka shënuar edhe me një program të pasur kulturoro artistik, në fund kryetari i shoqatës Fadil Lushi me mirënjohje ka nderuar të ndjerin Xhemali Belulin kryetarin e parë të shoqatës së pedagogëve shqiptarë, mësuesin Jusuf Zija Ademin si dhe Jeton Pustinën. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *