Home / Shëndeti / 8 ndryshime të vogla që iu ndihmojnë të bini në peshë

8 ndryshime të vogla që iu ndihmojnë të bini në peshë

Dëshironi të bini në peshë, por nuk doni të prishni dietën dhe rutinën e përditshme të jetës?

Të gjithë jemi nga pak dembelë herë pas here, por këshillat e mëposhtme iu ndihmojnë të bini në peshë pa shumë mundim dhe punë. Këto ndryshime shumë të lehtë, gati të padallueshme do t’iu ndihmojnë të dobësoheni me një përpjekje fare minimale.

Ndryshoni zakonin e të pirit kafe

Nëse nuk mund të rrini pa kafe, në vend të një kafeje me qumësht dhe sheqer, përpiquni të pini kafe të zezë, ose të paktën largon kremin ose sheqerin nga kafeja.

Në vend të kafesë mund të pini edhe çaj jeshil. Studime të ndryshme, si ai nga American Physiological Society, ka treguar se njerëzit që pijnë çaj jeshil peshojnë më pak dhe kanë masë trupore më të paktë.

Blini në mënyrë të zgjuar

Janë dy rregulla të artë kur dilni për të blerë produkte ushqimorë: 1. Mos u futni kurrë në dyqan pa një listë të saktë të atyre që do të blini.

2. Mos shkoni kurrë në një dyqan ushqimor me stomakun bosh.

Lista do t’iu sigurojë që nuk do të mbingarkoheni me produkte ushqimorë të pashëndetshëm dhe stomaku jo bosh do t’iu bëjë gjithashtu më të aryseshëm ndaj zgjedhjeve dhe sasisë së produkteve që do të merrni.

Shtoni limon në ujë

Kur të blini ushqime, blini edhe limonë, të cilët pastaj shtrydhini në ujë dhe pijini gjatë ditës. Limoni ka veti diuretike (do të shkoni më shpesh në banjë dhe do të fryheni më pak) dhe mund të rrisë ritmin tuaj metabolik.

Përpiquni ta kaloni ndryshe kohën e lirë

Në vend që pas pune të shkoni te lokali juaj i preferuar, provoni të shkoni në palestër. Nuk pot hemi të ndryshoni stilin tuaj të jetës dhe marrëdhëniet sociale, por njëherë në kaq kohë, mund ta zëvendësoni vodka soda-n me një klasë kërcimi ose gjëra të tilla.

Merreni me vete në punë çantën e palestrës

Do të shkoni në palestër pas punës, por nuk e keni çantën me vete. Kështu që shkoni në shtëpi dhe pa e kuptuar përfundoni duke ngrënë ndonjë gjë të vogël mbi divan. Për të evituar joshjen e mënjanimit të palestrës, merreni çantën e palestrës me vete në punë.

Hani me tru

Jeni aq i uritur sa e përlani ushqimin në pesë sekonda? Kjo nuk është gjë e mirë. Truri juaj ka nevojë për kohë për të përpunuar ushqimin dhe të ndjehet i ngopur dhe e vetmja mënyrë për të luftuar ngrënien e tepërt të panevojshme është që të merrni kohën që iu nevojitet.

Përpiquni ta përtypni çdo kafshatë rreth 25 herë duke shijuar siç duhet edhe ushqimin.

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *