Home / Kryesoret / A do të shpallen zgjedhjet lokale në Maqedoni?

A do të shpallen zgjedhjet lokale në Maqedoni?

Sipas afateve që i parasheh ligji,sot është dita e fundit kur Kuvendi i Maqedonisë duhet ta vazhdojë seancën konstituive, të zgjedhë kryetarin e saj, dhe të shpallë zgjedhjet lokale, që duhet të mbahen në javën e parë të muajit maj të këtij viti.

Ligjit për zgjedhje në Maqedoni parasheh së që  nga dita e shpalljes, e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale nuk duhet të kalojnë më shumë se 90 ditë, e as më pak se 70 ditë.

Të drejtën për shpalljen e zgjedhjeve e ka vetëm kryetari i Kuvendit të Maqedonisë që është votuar nga më së paku 61 deputetë të përbërjes së tanishme parlamentare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *