Home / Kryesoret / A e kishte pranuar Gruevski më 2007 ligjin për UÇK-në dhe gjuhën shqipe?

A e kishte pranuar Gruevski më 2007 ligjin për UÇK-në dhe gjuhën shqipe?

Në vitin 2007 Nikolla Gruevski sipas Wikileaks i kishte premtuar Ali Ahmetit ndihmë sociale për pjesëtarët e UÇK-së dhe ligjin për gjuhën shqipe, shkruan kurir.rs .

Siç është shpalosur në dokumentet e Wikileaks, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në vitin 2007 kishte arritur një marrëveshje me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, i cili është përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë.

Gruevski në vitin 2007 (një vit para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare i kishte premtuar Ali Ahmetit se në qoftë se ai do të bëjë një koalicion me të, ai do të propozojë në Parlament një ligj që lejon ndihmë sociale për pjesëtarët e UÇK-së që morën pjesë në trazirat apo konfliktin në Maqedoni në 2001-shin si dhe ligjin për dygjuhësinë (gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë).

Ky është një dokument zyrtar i Wikileaks, i cili zbulon se Gruevski kishte thënë se ai do ta bëjë këtë, por nuk do të duhet t’a dijnë njerëzit .

Kjo më pas është mohuar nga Qeveria e Maqedonisë për një marrëveshje të tillë./Faktiditor.ch/.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *