Home / Shëndeti / A është kjo erëz sekreti për të jetuar më shumë se 100 vjeç?

A është kjo erëz sekreti për të jetuar më shumë se 100 vjeç?

Shkencëtarët kanë zbuluar sekretin e jetëgjatësisë. Sipas një studimi të fundit të kryer në një fshat të Italisë, rozmarina është sekreti për të jetuar më shumë se 100 vjet.rozmarina

Kjo erëz mendohet të jetë përdorur rregullisht nga një grup pensionistësh në fshatin e quajtur Akiaroli, afër Salernos, të cilët jo vetëm ka thyer rekordin e të jetuarit më gjatë, por nuk kanë asnjë problem me zemrën apo kujtesën.

Një ekip ekspertësh mjekësor nga Universiteti San Diego i Kalifornisë dhe Universiteti i Romës morën leje për herë të parë që të kryenin një studim tek ky fshat i Italisë. I rrethuar nga male dhe deti, në këtë fshat ka të paktën 300 meshkuj dhe femra që janë më shumë se 100 vjeç.

Një tjetër sekret i jetëgjatësisë së tyre është edhe dieta mesdhetare, e cila është shumë popullore në këtë rajon. Po ashtu edhe ajri i pastër dhe ecja nëpër fusha dhe male kanë ndikuar që të jenë të shëndetshëm si nga ana fizike ashtu edhe mendore.

“Jemi grupi i parë i studiuesve që na është dhënë leje për të studiuar popullsinë në fshatin Akiaroli, në Itali, tregon profesori Alan Maisel. Ekipi ka vëzhguar dietën ushqimore dhe mënyrën e jetesës tek 300 shtetasit më të vjetër në fshatin Akiaroli. Profesori thotë se sekretin e tyre të jetëgjatësisë duhet ta dinë dhe ta aplikojnë njerëzit në të gjithë botën.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *