Home / Shëndeti / A japin më shumë lëng limonët e ngrohur në mikrovalë?

A japin më shumë lëng limonët e ngrohur në mikrovalë?

Kemi lexuar e dëgjuar këshilla nga më të ndryshmet se si të marrim sa më shumë lëng nga agrumet. Një nga më të fundit është ngrohja në mikrovalë. Po çfarë lidhjeje ka kjo e fundit me lëngun e limonit? Dhe disa minuta a ju ndihmojnë në të vërtetë që të merrni më shumë lëng?

Këshilla origjinale
Nëse frigoriferi është vendi më i mirë për të ruajtur një limon për disa ditë, ndoshta nuk është ambienti më i mirë për ta mbajtur nëse e keni në plan ta shtrydhni. Temperatura e ulët në frigorifer i mban të forta membranat që mbajnë lëngun, çka mund të kufizojë masën e lëngut që jep gjatë shtrydhjes.
Në internet së fundmi ka disa këshilla se si ta ngrohni limonin 15-20 sekonda në mikrovalë për të marrë më shumë lëng.

Metodë testimi
Për të vërtetuar këtë sugjerim, është bërë dhe një eksperiment i vogël ku janë shtrydhur 6 limonë, të gjithë pothuajse të të njëjtës masë dhe peshë.
Në fillim janë shtrydhur 2 limonë, të prerë në gjysmë, të cilët ishin ruajtur në sirtarin e posaçëm të frigoriferit. Ishin të ftohtë dhe të fortë.
Më pas u morën 2 limonë të tjerë dhe u futën në mikrovalë me fuqi të lartë për 10 sekonda. Pas kësaj të dy limonët u prenë në gjysmë dhe u shtrydhën.
Më pas u morën dhe 2 limonë të tjerë po nga frigoriferi dhe u futën në mikrovalë në fuqi maksimale për 20 sekonda. U prenë në mes dhe u shtrydhën të dy limonët.

Rezultatet
Rezultatet ishin dhe më të mira nga ç’pritej. Limonët e shtrydhur të marrë direkt nga frigoriferi prodhuan nën 2/3 e gotës me lëng. Limonët e futur në mikrovalë për 10 sekonda, që nuk ndiheshin të ftohtë, por as të ngrohtë në prekje prodhuan pak më shumë lëng, ekzaktësisht 2/3 e gotës me lëng.
Limonët që u mbajtën në mikrovalë për 20 sekonda dhe që ndjeheshin pak të ngrohtë në prekje prodhuan ¾ gotë me lëng, një sasi shtesë e konsiderueshme në krahasim me limonët e tjerë.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *