Home / Kryesoret / A thua vallë po shkrihet “Uniteti” i Gëzim Ostrenit dhe RDK e Vesel Mehmedit

A thua vallë po shkrihet “Uniteti” i Gëzim Ostrenit dhe RDK e Vesel Mehmedit

Eurokomisari për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johanes Han dje ka pasur takime me përfaqësuesit e partive politike që kanë arritur të sigurojnë mandate në përbërjen e re parlamentare.

Han ka injoruar dhe nuk ka respektuar vetëm liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi me të cilin fillimisht është paralajmëruar se do të takohet, por më vonë e ka ndryshuar mendimin.

Përndryshe, Johanes Han dhe tre euro deputetët që ishin pjesë e ekipit të tij takimet në Shkup i kanë nisur me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa ku kanë dhënë porosi të rëndësishme që qeveria shumë shpejtë duhet formuar.

Johanes Han ka përsëritur qëndrimet se duhet respektuar rezultati zgjedhor dhe Kushtetuta e ligjet e Republikës së Maqedonisë.

Ajo që ra në sy të opinionit ishte takimi i euro komisarit Johanes Han me përfaqësuesit e Aleancës për shqiptarët ku në takim nga kjo e fundit mori pjesë vetëm lideri i LR PDSH-së dhe kryetari i RDK-së, Vesel Memedi. Në ekipin e Aleancës për shqiptarët nuk dukej askund përfaqësuesi i partisë UNITETI që është pjesë e kësaj Aleance.

Kur e kemi parasysh se po zihen shumë gjëra në Aleancën për shqiptarët dhe se kjo Aleancë ose do të shkrihet ose do të zhbëhet nga skena politike, si dhe pakënaqësitë e panumërta në mesin e përfaqësuesve të Aleancës ndaj partisë UNITETI për rezultatin zgjedhor në njësinë zgjedhore numër 1 dhe 2, duket e perceptueshme mungesa e përfaqësuesve të partisë UNITETI në këtë takim me rëndësi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *