Home / Lajme / Rajon / Acarohet gazetari i njohur, në vend të një lëngu të freskët i sjellin…

Acarohet gazetari i njohur, në vend të një lëngu të freskët i sjellin…

Gazetari Denis Dyrnjaja i cili shpesh ka ngritur alarmin për ushqimet e dëmshme që qarkullojnë në tregun shqiptar, edhe sot ka denoncuar nje prej produkteve ushqimore që konsumohet shpesh.
Gazetari shkruan se sot në mëngjes teksa kërkoi një lëng portokalli i është ofruar një lëng me portokalle jo të freskëta.
Statusi i plotë në Facebook:
Në mëngjes më rastisi të më servirej një lëng portokalli i freskët por me portokalle të pafreskëta, për të mos thënë të lodhura fare fare.
E pastruam Greqinë dhe Maqedoninë nga skorrjet e frutave dhe bashkë me pastrimin e Greqisë po ngarkojmë veten me lloj lloj sëmundjesh nga pasiguria ushqimore.
Tregjet gëlojnë me fruta perime të importit të cilësisë së tretë a pa standarde cilësie fare. Fruta të ndenjura në kushte frigoriferike në periudha të gjata.
Vetë i prodhojmë si mos më keq, importin e kemi edhe më keq se keq. Jemi mbërthyer në darën e pasigurisë dhe po trajtohemi si kavie.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *