Home / Kryesoret / Ademi deputetëve të VMRO-DPMNE-së: Mos zvarisni procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit

Ademi deputetëve të VMRO-DPMNE-së: Mos zvarisni procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit

Në fjalimin e tij procedural, deputeti i BDI-së Xhevat Ademi i ka replikuar deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski i cili tha se partia e tij ka investuar më tepër në Tetovë se sa vet Teuta Arifi.

“Te ne shqiptarët ka një fjalë popullore, fshati që duket nuk kërkon kallauzë, punët janë të qarta. U përmend Teuta Arifi këtu. Se di përse ? Teuta Arifi nuk është deputete, nuk është as kandidate për kryetare Parlamenti. Debati po shkon drejt esklalimit. Keni të drejtë ta bllokoni foltoren, por nuk ka efekt”, tha Xhevat Ademi

Ademi kërkoi që deputetët e VMRO-DPMNE-së të tregohen të arsyeshëm dhe të mos zvarisin procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *