Home / Kryesoret / Ademi kërkon nga partia e Gruevskit që të mos ofendohen shqiptarët

Ademi kërkon nga partia e Gruevskit që të mos ofendohen shqiptarët

Mos i ofendoni shqiptarët, ka kërkuar deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, nga Antonio Milloshoski dhe deputetët tjerë të OBRM-PDUKM, në mbledhjen konstituive në Kuvendin e Maqedonisë, ku po diskutohet për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Çdo gjë ka një kufi, dhe shpifjet, edhe insinuanca. Milloshoski, prej kur ju pengon e ashtuquajtura Platformë e Tiranës e cila nuk ekzistonte. Pas 29 janarit? As para 29 janarit, as pas 29 janarit ajo nuk ekzistonte. Shqiptarët në Maqedoni kanë legjitimitetin e tyre, organizatat e tyre legjitime ligjore politike, ata kanë një elitë politike ligjore dhe demokratike. Ata nuk kanë nevojë për udhëzime nga dokumentet e imponuara dhe nuk kanë nevojë për askënd të jenë punëtorë për të tjerët’, tha Ademi dhe e pyeti nëse OBRM-PDUKM i pengon që Talat Xhaferi të jetë kryetar i Parlamentit.

Milloshoski tha se askush në Maqedoni nuk i ka fyer shqiptarët.

‘Vërtet çdo gjë ka një kufi, por kufiri është Kushtetuta. Ne kurrë nuk kemi kaluar atë’, tha Milloshoski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *