Home / Kryesoret / Ahmeti dhe Sela heqin dorë pjesërisht nga “Platforma Shqiptare”

Ahmeti dhe Sela heqin dorë pjesërisht nga “Platforma Shqiptare”

Pas kryetarit të BDI-së, ALi Ahmetit, së fundmi edhe ai i LR-PDSH-së Ziadin Sela ka shkelur zotimet e tij se nuk lëviz asnjë shkronjë nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare.

Pas deklaratës së kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, se nuk pranon rezolutën për gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe se gjuha shqipe në denarë dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë janë antikushtetuese.

Sela, pas deklaratës së Zaevit ka haruar pikat e deklaratës së partive shqiptare dhe pa këto pika ka deklaruar zyrtarisht se hyn në Qeveri.

“Vet fakti që ne kemi dhënë nënshkrimet që mandatar të bëhet Zoran Zaev, tregon që ne do të jemi pjesë e koalicionit për reformë. Aq më tepër që unë kam nisur një ‘Lëvizje për Reforma’ shumë më herët se sa të shpallet koalicioni për reformë.

Por kuptohet që në finale, kjo punë do të jetë në momentin kur do të diskutohet për krijimin e shumicës dhe në momentin kur do të diskutohet programi qeverisës”, tha Sela për “TV 21”.

Kjo deklaratë e Selës erdhi menjëherë pas asaj të Ali Ahmetit, i cili dje tha se për hyrjen e tyre në Qeveri, edhe pse Zaev ka hedhur gjysmën e deklaratës së partive shqiptare, nuk duhet të bëhet as ndonjë analizë.

“Nuk duhet shumë analizë e thelluar. Veç më ky koalicion funksionon mes BDI-së dhe LSDM-së, ne këmbejmë informacione për shumë gjëra”, tha Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *