Home / Kryesoret / Ahmeti insiston: Deklarata e përbashkët u përpilua në Shkup dhe jo në Tiranë

Ahmeti insiston: Deklarata e përbashkët u përpilua në Shkup dhe jo në Tiranë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, insiston se deklarata e përbashkët është përpiluar në Shkup, e jo në Tiranë.

Sipas tij, është jo e drejtë që kjo deklaratë të përdoret që të nxitë konflikt mes dy etniteteve më të mëdha në Maqedoni, por edhe mes dy shteteve fqinje, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria, njofton Gazeta Express.

Ahmeti për TV21 theksoi se kjo deklaratë e përbashkët nuk është cenim për integritetin territorial të Maqedonisë.

Sipas kryetarit të BDI-së, shqiptarët po mundohet që ta nxjerrin vendin nga kriza ndërsa janë VMRO-DPMNE dhe LSDM ata që po shkaktojnë tensione në shtet. /Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *