Home / Kryesoret / Ahmeti: Ne jemi partner i komunitetit EuroAtlantik dhe jemi pjesë e zgjidhjes, jo pjesë e problemit

Ahmeti: Ne jemi partner i komunitetit EuroAtlantik dhe jemi pjesë e zgjidhjes, jo pjesë e problemit

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka zhvilluar takim me komisarin Johanes Hahn në Shkup i shoqëruar nga Talat Xhaferi, Teuta Arifi dhe Artan Grubi.

Ai pas takimit para gazetarëve tha se ka kërkuar nga Hahn si dhe nga tre eurpodeputetët që ato edhe më tej të i inkurajojnë ata dhe të lehtësojnë, me qëllimin tejkalimin e dallimeve që i kanë si parti politike dhe institucionet të merren më çështjet shumë më serioze me të cilat përballet vendi ynë.

Këtë takim Ali Ahmeti e ka komentuar edhe në rrjetin e tij social të facebook-ut, i cili ka shpërndarë edhe fotografinë nga takimi miqësor me komisarin Hahn.

“Ne jemi partner i komunitetit EuroAtlantik dhe jemi pjesë e zgjidhjes, jo pjesë e problemit”, shkruan Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *