Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident trafiku në rrugën Gostivar-Çegran, lëndohen dy gra, njëra në gjendje të rëndë

Aksident trafiku në rrugën Gostivar-Çegran, lëndohen dy gra, njëra në gjendje të rëndë

Dje rreth orës 13 në rrugën rajonale Gostivar-Çegran, në Forinë, ka ndodhur një aksident me pjesëmarrjen e dy automjeteve, “Nissan Almera” me targa kroate, i drejtuar nga SH.M. 59-vjeçar nga Çegrani dhe “Mercedes” me targa të Bosnjës, i drejtuar 61-vjeçari XH.Sh poashtu nga Çegrani, njofton SPB-Tetovë.

Në përplasjen, pasagjerët në “Mercedes” M.Sh (64) dhe Q.S (53) nga Çegrani, e para ka fituar lëndime të rënda (thyrje të dorës), ndërsa e dyta lëndime të lehta.

Më rëndë është lënduar bashkëudhëtarja, pas trajtimit mjekësor në spitalin e Gostivarit, transferohet në klinikat e Shkupit, ndrësa Q.S është liruar nga spitali.

Në vendin e ngjarjes është bër inspktimi për të dhënë një pasqyrë dhe për të hedh në dritë mbi shkakun e aksidentit dhe detaje të tjera në lidhje me të njejtën. Fillimisht arsyeja është nga mosrespektimi i parakalimit, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 120 mijë denarë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *