Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksidenti fatal në Laç, vdes 19-vjeçari nga Kosova (VIDEO)

Aksidenti fatal në Laç, vdes 19-vjeçari nga Kosova (VIDEO)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Laç, tek Mbikalimi i Laçit.

Policia bën me dije sesi pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur, 19-vjeçari me iniciale Sh.H, banues në Kosovë.

Po ashtu, nga të dhënat parapake të policisë mësohet se të plagosur kanë mbetur edhe tre të tjerë, përkatësisht B.K. 19 vjeç, D.S. 18 vjeç, B.H. 19 vjeç, të tre shtetas kosovarë,  të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, transmeton Express.

Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i zetorit H.Z. 35 vjeç, banues në Krujë, cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Ka qenë Zetori, i cili ka dalë nga një rrugë dytësore, duke u përplasur me makinën e shtetasve kosovarë, ku si pasojë e aksidentit mbeti i vdekur një 19-vjeçar.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

blob:http://www.dailymotion.com/375c5858-067b-421c-80e3-7ce739943aef

Gjithashtu lexo

Dy të vdekur dhe dy të lënduar në aksident komunikacioni ndërmjet fshatrave Odër dhe Bellovishtë

Në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur sot pasdite rreth orës 16 e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *