Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksion policor në Çajle të Gostivarit, kapen 6 punëtor nga Shqipëria

Aksion policor në Çajle të Gostivarit, kapen 6 punëtor nga Shqipëria

Sot në mëngjes rreth orës 5 deri në ora 6, zyrtarët e Departamentit të Punëve të Brendshme në Tetovë- nga Stacioni Policor i Gostivarit, kanë bërë një kontrollënë shtëpinë dhe objektet ndihmëse të 52-vjeçarit D.J në fshatin Çajle të Gostivarit,njofton SPB-Tetovë.

Gjatë kontrollit, të reailizuar me urdhër të gjykatës, gjenden ose janë kapur 6 shtetas shqiptarë (nga Librazhdi dhe Kukësi) të moshave të ndryshme nga 22 deri në 47 vjet.

Tre prej tyre ishin regjistruar për vendbanim, kurse të tjerët nuk kanë pasur dhe kanë punuar në mënyrë ilegale të cilët ishin të angazhuar në aktivitetet e ndërtimit.

Qytetarët shqiptarë dhe i zoti i shtëpisë është arrestuar dhe ndaluar në Stacionin e Policisë së Gostivarit dhe më pas do t’i dorëzohen në Departamentin e krimit ndërkufitar, migracionit dhe Ripranimin për procedurë të mëtutjeshme.

Përndryshe, kontrolli i sotëm në Çajle është në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga Drejtoria e Punëve të Brendshme në Tetovë zbulimin e shtetasve të huaj që banojnë padeklaruar dhe që punojnë në zonatë ndryshme, por edhe për të hedhur dritë mbi përfshirjen e tyre të mundshme në vjedhje dhe aktivitete të tjera kriminale.

Gjithashtu lexo

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur   Një aksident I rëndë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *