Home / Showbiz / Aktorët turq që gjatë serialeve janë dashuruar edhe në realitet (Foto)

Aktorët turq që gjatë serialeve janë dashuruar edhe në realitet (Foto)

Disa nga aktorët protagonistë të filmave dhe serialeve bëhen miq dhe eruajnë miqësinë e tyre me vite. Disa të tjerë mund të ndahen pa folur më por ka edhe nga ata të tjerë që dashurinë e tyre në serial e kthejnë në realitet. Njihuni me këto çifte!

Ozge Gurel dhe Serkan Cayoglu u ndanë pa folur me njëri tjetrin pas përfundimit të serialit “Stina e Qershive”. Megjithatë, asnjë nuk përfundoi këtu. Çifti u ritakua pas disa kohësh dhe kuptuan se ndjenin diçka më shumë për njeri-tjetrin. Ajaz dhe Elky, siç njihen nga publiku, nuk e fshehin më dashurinë e tyre. Ata shihen kudo bashkë.

Halit Ergenç, i njohur si “Sulltani i madhërishëm” gjeti paqe vetëm pasi takoi Berguzar Korel në serialin “Binbir Gece”. Ata u dashuruan dhe lidhja e tyre përfundoi me martesë.Halit dhe 30 vjeçarja janë prindër të një djali.

Tuba Buyukustun dhe Onur Saylak u takuan në sheshin e xhirimive të serialit “Gonulcelen” dhe më pas u martuan në Paris në mënyrë të fshehtë. Gjithmonë kanë preferuar ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjen së mediave. Çifti ka dy binjakë Toprak dhe Maya.

Edhe Gaye Turgut dhe Deniz Evin janë një çifti i cili u prezantua tek xhironin një serial. Ata u takuan në vitin 2011 për të luajtur krah njëri-tjetrit në “Beni Affet”. Pas serialit, ata vendosën ta kurorëzonin marrëdhënien e tyre në një martesë.

Gjithashtu lexo

Emina Cunmulaj besnike e rrënjëve të saj, shfaqet vezulluese në veshje kombëtare (Foto)

Modelja e njohur shqiptare, që prej vitesh karrierën e ka të përqendruar në SHBA, është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *