Home / Lajme / Botë / Algoritmi i Google u shpik falë një ëndrre

Algoritmi i Google u shpik falë një ëndrre

Kur bashkëthemeluesi i Google, Larry Page, ishte një student 23-vjeçar ai ishte duke bërë kërkime për një temë doktoratura, dhe i erdhi në mendje ideja e litarëve shumë të gjatë, të cilët mund të transportonin mallra në orbitën e Tokës.

Megjithatë, pa kaluar shumë kohë, e hodhi poshtë këtë ide duke menduar se ishte shumë e çmendur, dhe nisi ta kërkojë frymëzimin në… ëndrra.

Një natë ai ëndërroi sikur shkarkoi të gjithë të ashtuquajturin world wide web. Sigurisht, ai ishte shumë më i vogël në vitin 1996, por gjithësesi për këtë do të duheshin muaj të tërë. Kështu që, edhe kjo ndoshta nuk ishte një ide e mirë.

Ai u zgjua në mes të ëndrrës, duke menduar që, në vend të shkarkonte gjithçka, mund të mblidhte vetëm link-et. Kështu, brofi në këmbë dhe nisi të shkruajë.

E kishte gjetur propozimin e tij për doktoraturën, dhe me kalimin e kohës kuptoi se si mund të rendiste ato linke, duke vlerësuar faqet tek të cilat ishin të lidhura shumë faqe të tjera.

Kështu lindi algoritmi i Google Search dhe sot, Larry Page vlen 40 miliardë dollarë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *