Home / Kryesoret / Ali Ahmeti ndërrohet së shpejti, kush do ta zëvendësojë?

Ali Ahmeti ndërrohet së shpejti, kush do ta zëvendësojë?

Gazeta austriake “Standard” ka shkruar se Ali Ahmeti së shpejti mund të ndërrohet nga posti i kryetarit në BDI, transmeton Dojçe Vele.

Këtë e kanë konfirmuar edhe burime partiake të cilat kanë thënë se gjatë krizës nëpër të cilën po kalon Maqedonia, Ahmeti nuk ka treguar aftësi lideri, por se është treguar tejet i influencuar herë nga Gruevski, e herë nga Zaevi. Me këtë, thonë burimet partiake, Ahmeti nuk ka ofruar ndihmën e nevojshme për bashkësinë ndërkombëtare për dalje nga kriza, ndihmë që ata e kanë pritur nga kryetari i partisë më të madhe shqiptare.

Në këtë situatë, aftësi më të mëdha lidershipi ka treguar nënkryetarja e partisë, Teuta Arifi, thonë burimet e Gazetës Lajm, e cila në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare ka filluar të ndryshojë kursin “pro-vmroist” të  partisë.

Gazeta Lajm ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e BDI-së, Bujar Osmani lidhur me këto informacione, por nuk ka patur sukses.

Njëkohësisht gazeta “Standard” ka shkruar se edhe brenda VMRO-DPMNE-së janë paraqitur pakënaqësi kundër kryetarit të kësaj partie, Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *