Home / Lajme / Maqedoni / Aliti: Ivanovi e çon vendin drejt krizës ndëretnike

Aliti: Ivanovi e çon vendin drejt krizës ndëretnike

Anëtari i Kryesisë qëndrore të BDI-së dhe ish-nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Rafis Aliti, mendon se e gjithë kjo është një skenar i përgatitur nga Presidentit Ivanov e që është në dëm të Maqedonisë.

Sipas tij, Republika e Maqedonisë po futet në krizë më të thellë sesa që ishe ku përveç krizës me afera e përgjimet që ishin publikuar, sipas Alitit, vendi tani është duke shkuar edhe drejt krizës ndëretinike.

“Jo rastësisht Gjorge Ivanov nuk jep mandatin Zoran Zaevit i cili ka 67 firma apo nënshkrime të deputetëve për të formuar qeverinë, gjithë këtë nën pretekstin se kërkesat e shqiptarëve ose deklaratat e subjekteve politike shqiptare hartohet sipas atij që ai nuk e thotë, por aludon në Tiranën dhe Prishtinën është vetëm një shkas apo alibi që realisht të zbardhet e vërteta për të gjitha aferat në Republikën e Maqedonisë. Pavarësisht kush nga ish-funksionarët e lartë qeveritarë apo të niveleve komunale që duhet të zbardhen, është një tendencë e Gjorge Ivanovit që Maqedonia definitivisht të hyj në krizë institucionale.

Fatkeqësisht në Maqedoni nuk vlen kushtetuta, nuk vlejnë ligjet pasi që nuk Gjorge Ivanovi shkeli mbi Kushtetunën, mbi ligjet. Protestat të cilat janë duke u zhvilluar rrugëve të qyteteve të Maqedonisë edhe njëherë ritheksojnë se shqiptarët duan të jetojnë me fqinjët e tyre bashkë në Republikën e Maqedonisë por si qytetarë të barabartë jo si qytetarë të rendit të dytë. Kurse, pala maqedone nuk është e gatshme apo është duke treguar një shovinizëm të paparë në këtë drejtim që shqiptarët mos t’i gëzojnë të drejtat e tyre dhe që shqiptarëve edhe më tutje t’i imponohet statusi i qytetarit të rendit të dytë, gjë që për ne shqiptarët në Republikën e Maqedonisë një gjë e tillë është e papranueshme”, ka deklaruar Aliti për Gazeta e Re.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *