Home / Kryesoret / Aliu: Vetëm platforma e PDSH-së është rrugëdalje për shqiptarët

Aliu: Vetëm platforma e PDSH-së është rrugëdalje për shqiptarët

Si ju tha ai? S’ka më (nena vise) platforma e deklarata….!! Pasi që e ulën në mënyrë shqetësuese tavanin e kërkesave legjitime të shqiptarëve nëpërmjet një deklarate njëpërdorimshe, mendermethënë liderët e disa partive që veten e quajnë shqiptarë, këto dy-tre ditë në mënyrë të dëshprëruar janë në kërkim të arsyetimit të dështimit skandaloz me qëllim vazhdimin e mashtrimit të tyre. Vërtet menduat se Ali Ahmeti, do të mund të realizojë dicka në interes të shqiptarëve pas 15 viteve të dështimit dhe hajnisë së tij, apo ai tjetri, kërrma politike, i cili për më pak se 4 vite pushtet lokal në Strugë, në koalicion me Vmro, gati se e mbrini Musa Xhaferin me hajni, dhe nga i cili ske ç’pret tjetër si produkt tradhtie që është! Këta dy dhe disa të tjerë janë përfaqësues të 250.000 votuesve shqiptarë, fatkeqësia është se ky demaskim i mashtrimit dhe ky dështim ju adresohet atyre,shqiptarëve, që i mashtruan apo u’a blenë votën vetëm para disa muajsh. Kjo është pasojë e votës së gabuar. Krejt kjo katrahurë do të len pasoja të rënda për shqiptarët. Kush ka pak mend në krye dhe nuk e kishte të qartë më herët, tashmë e kuptojnë qasjen që kishte PDSH-ja kundrejt këtyre lojrave të vogla politike të këtyre hajnave të mëdhej. Vetëm platforma politike e PDSH-së është rrugëdalja e shpejtë nga ky qorsokak ku janë futur shqiptarët.

Postim ne facebook i anetarit te PDSH-se

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *