Home / Kryesoret / Analistët: Oferta e VMRO-së çon drejt federalizimit

Analistët: Oferta e VMRO-së çon drejt federalizimit

Plani pesë pikësh i VMRO-DPMNE-së nuk është asgjë përveç se blerje kohë, nxitje të urrejtjes, të ndarjeve në shoqëri, e deri tek federalizmi për të cilat ajo akuzon partitë tjera politike. Analisti Xhelal Neziri thotë se pikat si ajo që qeveria të formohet fituesi vetëm mes partive fituese apo tjetra kryeparlamentari të zgjidhet vetëm se nga partia fituese, vetvetiu nxisin ndarje dhe pakënaqësi pasi përjashtojnë rregullat demokratike të zbatueshme në shtetet me demokraci të zhvilluara parlamentare.

Absurdi në këtë rast është se në një far mënyre promovon një lloj federalizmi jo territorial të shtetit ndërkohë që akuzon partitë shqiptare që me Platformën ose me Deklaratën që kanë nënshkruar dëshirojnë federalizmin e Maqedonisë. Federalizëm në këtë ofertë të VMRO-së unë shoh tek pika të cilën ajo e promovon pra që qeveritë e ardhshme, përfshirë edhe atë të tashme, të formohet duke u bazuar në parimin fitues me fituesin. Në këtë rast mendoj se ky parim ka të bëjë me një ndarje etnike të territorit politik të Maqedonisë, ndarje etnike në bllokun etnik shqiptar dhe ndarje etnike në bllokun etnik maqedonas – deklaroi analisti Xhelal Neziri.

Sipas analistit, Arsim Sinani VMRO – DPMNE do të vazhdoj edhe më tej me këtë sjellje për të përfituar në kohë për shkak të frikës së madhe nga proceset gjyqësorë që po zhvillohen kundër drejtuesve të saj andaj edhe del me propozime nga më të ndryshmet. Edhe Sinani vlerëson se me ide të tillë VMRO-ja më shumë se cila do parti tjerë punon për federalizmin e vendit.
VMRO -ja kërkon kohë për shkak se ballafaqohet me një sërë procesesh gjyqësore dhe Gruevski dëshiron që të fitojë kohë sepse VMRO-ja është në panik të madhe. Mendoj se kjo është një lojë që do ta shohim në vazhdimësi, sa i përket çështjes së federalizimit të Maqedonisë, mendoj se nuk është momenti i duhur për tu hap kjo çështje, ndoshta do të vijë një moment tjetër ku në do të mund të diskutojmë për një riorganizim të Republikës së Maqedonisë me dy etnitete shqiptare dhe maqedonase – tha analisti Arsim Sinani.

Edhe për njohësin e rrethanave politike në vend, MitkoGaxhovski, VMRO-ja nuk zgjedh forma për të penguar procesin e ndërrimit të pushtetit dhe një ndër to është edhe ndëryrja procedura për pengimin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit.

Unë mendoj se ata deri në maksimum do ta shfrytëzojnë Rregulloren ose më saktë do ta keqpërdorin me qëllim të stërzgjatjen e formimit të Kuvendit, ose më mirë emërimin e kryetarit të Komisionit dhe krye parlamentarit. Vlerësoj se e tërë kjo ka bëhet me qëllim të bllokohen dhe të pamundësohen proceset që duhet ta normalizojnë situatën në Maqedoni – deklaroi Mitko Gaxhovski.

Njohësit e çështjeve politike thonë se VMRO-ja duhet të lejoj funksionimin normal të Kuvendit, zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe vazhdimin e procedurave tjera për zgjedhjen e qeverisë së re.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *