Home / Kryesoret / Anulohet gjykimi për Goran Grujovskin, nuk paraqiten në Gjykatë të akuzuarit dhe avokatët

Anulohet gjykimi për Goran Grujovskin, nuk paraqiten në Gjykatë të akuzuarit dhe avokatët

Gjykimi për shkatërrimin e pajisjes për përgjim të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, në të cilën është i dyshuar ish eprori i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski është anuluar për më 5 maj, pasi që nuk janë paraqitur në Gjykatë as të akuzuarit, por as avokatët e tyre, transmeton Gazeta Express.

Në gjykim janë paraqitur vetëm avokatët e palës mbrojtëse, Sanja Aleks, e cila tha se nuk ka pasur nevojë që të paraqiten as të akuzuarit, por as kolegët e saj, pasi që nuk ka kushte për fillimin e diskutimit kryesor.

Prokuroria Speciale deri te Gjykata ka dorëzuar vendim për deklasifikim të akteve të cilat në seancën e kaluar kanë qenë kontestuese, shkruan Portalb.

Prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska tha se nuk janë deklasifikuar vetëm fletoret e evidencës. Ajo theksoi se DSK refuzon që ta pranojë postën nga PSP, për këtë të gjitha dokumentet janë dërguar nga ministri i MPB-së, Agim Nuhiu.

Përndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) e udhëheq lëndën me emrin e koduar “Fortesa” pë shkatërrimin e sistemeve për përgjim dhe “Fortesa2” për shkatërrimin e dokumenteve dhe më 15 shtator të vitit, ngriti akuzë kundër shtatë personave.

Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit

“Rasti lidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit dhe për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”, thanë nga PSP./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *