Home / Kryesoret / Anulohet seanca për vrasjen e Almir Aliut nga Kumanova

Anulohet seanca për vrasjen e Almir Aliut nga Kumanova

– Seanca kundër 30-vjeçarit Boban Iliq nga Kumanova, i cili dyshohet për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu, sot u anulua pasi që ekspertët e Klinikës për psikiatri për shkak të obligimeve nuk kanë mundur të marrin pjesë në seancë, kumtoi Gjykata Themelore nga Kumanova.

I akuzuari Iliq në seancën e parë tha se nuk ndjehet fajtor. Në seancën e kaluar dëshmi dha nëna i fëmijës, por edhe vëllai i të akuzuarit dhe e dashura e tij. Në seancën e parë u shqyrtua edhe videoja nga kamera e njërës prej shtëpive në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit.

I dyshuari akuzohet se më 24 qershor ka shkelur Almirin katërvjeçar në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë pas një incidenti i cili ka ndodhur në rrugën “Boris Kidriq”. Për ngjarjen e njëjtë kundër tre personave të tjerë është dorëzuar akuzë për vepër të kryer penale “dhunë”. Bëhet fjalë për babain e fëmijës, Sedat Aliu, si dhe për Sami Demiri dhe Abdulla Aliu.

Seanca e radhës është caktuar për më 24 mars të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *