Home / Kryesoret / APEL NGA KISHAT DHE BASHKËSITË FETARE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

APEL NGA KISHAT DHE BASHKËSITË FETARE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Kishat dhe bashkësitë fetare në Republikën e Maqedonisë të përfshira në Kushtetutën e vendit, me kujdes të veçantë po i ndjekin zhvillimet të cilat një kohë më të gjatë po e rëndojnë përditshmërinë dhe jetesën e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.Transmeton Televizioni Koha

Ky rast është mundësi historike të dëshmojmë se vërtet e duam atdheun tonë të përbashkët – Republikën e Maqedonisë, pa marrë parasysh cilit komb dhe cilit komunitet fetar i takojmë. Duhet ta kemi të qartë se bashkëjetesa e vërtetë arrihet vetëm në paqe, me respektimin e dallimeve dhe të të drejtave të çdo individi, pa cënimin e të drejtave dhe dinjitetit të të tjerëve.

Prandaj, si kisha dhe bashkësi fetare, apelojmë për qetësimin e zhvillimeve, për të dëshmuar vullnet të mirë dhe urti në vendimet dhe veprimet si dhe ftojmë në përmbajtje nga veprimet të cilat mund ta rrezikojnë shtetin, por edhe sigurinë e njerëzve dhe të pronave e të familjeve tona.

Apelojmë te politikanët dhe partitë që të dëshmojnë dashurinë ndaj njeriut dhe atdhedashurinë dhe, në frymën e respektimit dhe tolerancës të ndërmarrin masa të përbashkëta të menjëhershme, të bazuara mbi rregullat legjitime e ligjore të shtetit, me qëllim të tejkalimit të svidave dhe rreziqeve me të cilat po përballemi.

Vetëm kësisoj, të bashkuar dhe unik, me dinjitet do të dëshmojmë para tërë botës se shoqëria multietnike dhe multifetare në të cilën po jetojmë mund të funksionojë e të mbijetojë. E tërë kjo është dëshmuar në të kaluarën tonë të përbashkët. Andaj, edhe ne si gjeneratë, do të dëshmojmë përmes shembujve personal dhe me veprat tona, për të mirën e atdheut tonë, se jemi trashëgimtar parimor dhe të denjë të gjeneratave tona të kaluara dhe se jemi besimtar e patriotë të vërtetë.

Sepse, vetëm kështu do të dëshmojmë se jemi të denjë për kombin e për fenë të cilëve u takojmë.

Shkup

17.03.2017

Untitled


Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *